Duke përdorur këtë faqe interneti, ju pranoni Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.
është kompani e themeluar në Kosovë, në vitin 2021. Mbi këtë emër dhe për këtë veprimtari është punuar në mënyra të ndryshme për vite e vite me radhë, deri në ditën kur e gjithë puna, e kontaktet e krijuara, të regjistroheshin si biznes.
Mision i yni, e edhe i biznesit, ka qenë dhe është të promovohet gjithçka shqiptare, nisur nga tradita, historia, monumentet, veshjet, ushqimet e deri tek turizmi, me fjalë të tjera të bëhemi një burim i saktë informacioni për të gjithë turistët e huaj e të vendit, pse jo edhe vet popullit tonë, për të mësuar më shumë për ato se çfarë ofrojmë dhe çfarë na karakterizojnë.
Në vitin 2023, përveç materialeve e punëve të tjera, kemi filluar edhe një listim të të gjitha bizneseve, që ofrojnë shërbime e produkte për çdo vizitorë potencial të Shqipërisë, në cilëndo periudhë të vitit. Po punojmë dhe do të punojmë fuqishëm edhe në plasimin e materialeve tona nëpër të gjitha rrjetet sociale, për të dërguar kështu, gjithë punën tonë dhe bashkëpunëtorët tanë, para syve të të gjithë vizitorëve tanë, të cilët dita ditës po rriten vazhdimisht. Nëse ju biznese nuk jeni kontaktuar ose vizituar akoma nga ekipet tona në terren, për bashkëpunimet e mundshme me platformën tonë, ndjehuni të lirë të na kontaktoni për një bashkëpunim, pse jo edhe një konsultë profesionale të marketingut e promovimit.
+383 44 6000 31 +383 49 566 656 info@triptoalbania.al